Tri përballje, në Shkodër ka një finale…

Pas dy takimëve të ditës së diel, Kategoria Superiore luan sot tri ndeshje të tjera. Nis Laçi- Kukësi në 15:00 ndërsa në 18:00, dy përballjet Partizani- Apolonia (Elbasan Arena’) dhe superdueli në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia- Teuta.

Laçi për të marrë tri pikë e për të shpresuar në ndalesat e rivalëve lart. Ka mbyllur sezonin Nuabueze dhe Ardit Deliu që mungon nga kartonët. Duro optimist.

Ndonëse Kukësi nuk ka shklëqimin e viteve të fundit, në Laç pritet të shfaqet si gjithnjë grintoz. Për të evituar ndonjë situatë jo të këndëshme në fund të sezonit. Gjëndet 6 pikë larg rrezikut.

Në Elbasan, Partizani për të treguar se vërtetë është skuadra për titull. Apolonia pritet të bëjë ndeshjen e saj por kur përballë qëndron Partizani, vështirë të shohë ‘dritë’.

Superdueli luhet në Shkodër. Vllaznia pritëse do insistojë të marrë tri pikë e të parakalojë Teutën që udhëheq Superioren. Martini e ka detyrë të ruajë vendin e parë. Më mirë se ai, askush nuk do mund ti njohë “dajlet” nga Shkodra.

Superiore, java e 31-të:

Laçi- Kukësi 15:00

Partizani- Apolonia (Elbasan Arena’) 18:00

Vllaznia- Teuta 18:00

Klasifikimi aktual:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!