Hamilton: Më pëlqen dueli me Verstapen, vazhdoj edhe…

Kontrata e britanikut 36 vjeçar,skadon në fund të 2021 por piloti i Mercedes, jep sinjale vazhdimësie.

Luis Hamilton largon dyshimet për të ardhmen e tij në prag të fundjavës ndërsa në pistën e Algarve të Portugalisë do të garojë për Mercedes. “Kam ndërmend të garoj përsëri vitin e ardhshëm dhe ndërkohë dua të shijoj këtë duel emocionues me Verstapen”,thotë kampioni në fuqi.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, duket se është i gatshëm të vazhdojë dhe nëse këtë sezon ai do të fitonte titullin e botës do ta lejonte të kalonte Majkell Shumakerin dhe të bëhej më i suksesshmi i të gjitha kohërave në dyvendëshet e sportit spektakolar.

Ndërkaq sezoni i ri botëror i F1 ka zhvilluar deri tani dy gara në të cilat hamilton ka fituar atë të Bahreinit ndërsa në pisten italiane, triumfoi holandezi Maks Verstapen. Të dielën starti në Portugali, parashikuar pa reshje, është në 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!