Afron derbi, Partizani tenton tifozët

Ndikuar nga përmirësimi i situatës pandemike por dhe nga prezenca e pakontrolluar e tifozëve në tribuna ku luhet futbolli elitar e inferior, ka shtyrë drejtuesit e klubeve por dhe organizatorët e garës për të kërkuar sërish nga qeveria heqjen e sanksionëve higjeno-sanitare.

Në fakt masat parandaluese të COVID-19 në rang vendi kanë ardhur duke u lehtësuar e në këto kushte, pritet një përgjigje pozitive e qeverisë për tifozët.

Stadiumi ‘Air Albania’ i cili prej javësh po shfrytëzohet nga skuadrat Tirana e Partizani, i plotëson kushtet e respektimit të një protokolli të thjeshtë.

Ndërkaq në prag derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana, Partizani si klubi organizator, ka intensifikuar bisedimet me përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Eksperteve për të lejuar tifozët në shkallët e stadiumit. Të dy klubet e mëdha janë në optimale dhe prezenca e tifozerisë përpos ardhurave në para, do elektrizonte si në të shkuarën.

Partizani i dyti në tabelë me 6 javë nga fundi, pret Apoloninë, udhton drejt Korçës dhe luan sezonin në derbi me Tiranën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!