Ndyshon plani, Partizani-Apolonia të hënën
Federata Shqiptare e Futbollit sposton ndeshjen Partizani- Apolonia për ditën e hënë ora 18:00. Ky është ndryshimi i vetëm që Sektori i Garave ka bërë lidhur me atë që kishte planifikuar më parë. Kështu, të dielën dhe të hënën do të luhet java e 31-të.
Në dukje duelet e ditës së diel; Bylis- Tirana dhe sidomos Kastrioti- Skënderbeu në program për tu luajtur në Kamëz, janë të destinuara të luajnë (veç Tiranës) për ti ikur fundit.
Superiore, java 31:
E diel, 2 maj 2021
Ora 16:00, Bylisi-Tirana
Ora 16:00, Kastrioti-Skënderbeu (Kamëz)
E hënë, 3 maj 2021
Ora 15:00, Laçi-Kukësi
Ora 18:00, Partizani-Apolonia
Ora 18:00, Vllaznia-Teuta.
Klasifikimi pas javës së 30: