Nuabueze, problemet shëndetësore nuk ndalen…

Probleme të tjera ndjekin Kirian Nuabueze të Laçit. Futbollisti nisi kampionatin me shqetësime fizike dhe aktivizimi i tij erdhi me mjaft vonesë. 7 gola dhe më pas sërish probleme teksa nigeriano-amerikani u operua dy herë në sy.

Rikthimi me oshilacione dhe në momentin më të mirë katranos me një sjellje antisportive në Ballsh. 5 javë jashtë (u dënua 10 javë, klubi pagoi gjysmën) dhe në ndeshjen me Kastriotin, Eldorian Hamiti e nxori me të kuqe në një duel me Nezirin që fare thjeshtë mund të kalohej me nga një të verdhë për të dy lojtarët që u lidhen me duar.

Por nuk është e thënë. Dje në kampin bardhezi sulmuesi më i mirë i sezonit të kaluar me 24 gola, nuk u pa fare në tribunë. Hulumtimi i ‘Sportiim.al’ ka mësuar se sulmuesi ka përfunduar sërish në ‘infiermeri’.

Madje kësaj radhe për një ndërhyrje kirurgjikale. Me shumë gjasë, rikthimi tij në fushë kondicionohet nga përgjigja e bluzave të bardha. Një sezon për tu harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!