Brdariç: Ndaj Tiranës sfidë vendimtare

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç, në prag të ndeshjes kundër Tiranës nesër në ‘Selman Stërmasi’, e vuri theksin para mediave te grupi tij dhe mendësia për të prodhuar lojë spektakolare. E quajti kampionatin shqiptar të fortë dhe një garë të vërtetë.

Do shkojmë të marrim 100 për qind të mundësive që do të na paraqiten”,thotë tekniku.

Brdariç:

Humbja?Ne mendojmë pozitivisht gjithmonë. Mendoj se jemi në pozicion të mirë, duhet të luftojmë të rrimë në këtë pozicion. Kemi ende shumë për të bërë. Nesër është një ndeshje e rëndësishme, mes dy skuadrave që do të luajnë fort. Luajmë jashtë dhe presioni është te kundërshtari”.

Ndeshje me gola, apo e kujdesshme?  “Nesër të gjithë presin spektakël. Të dyja ekipet kanë cilësi dhe do kërkojnë t’i shfaqin dhe të luajnë futboll. Synimi është të shënojmë, por duhet edhe të mos pësojmë. Duhet të vazhdojmë me punën e mirë dhe nëse e bëjmë do të ruajmë pozitat tona”.

Barazimi, i kënaqshëm? “E thashë që jemi në një pozicion të mirë, do të futemi në fushë të fitojmë. E kemi treguar më parë që mund t’i mposhtim, Kjo ndeshje kërkon përqendrim maksimal. Në fund do të shohim se çfarë do të na japë ndeshja”.

Ndryshimi i stadiumit dhe mungesat? “Duhet ta pranojmë vendimin e Tiranës. Nuk ka rëndësi ku luajmë, ekipi im është përgatitur për këtë ndeshje dhe jemi gati. Do të shkojmë në këtë ndeshje me të gjithë lojtarët, me shumë energji. Duhet të vendos se kush do të luajnë, janë të shumtë ata që duan të aktivohen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!