Cana viziton KOK-un dhe familjen Rugova

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur të hënën në Prishtinë ish-futbollistin mbarëshqiptar Lorik Cana.

Ish-numri 5 kuqezi, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilat kryesisht u fokusuan me Kombëtaren e Kosovës në futboll, Superligën e Kosovës dhe klubin e Vëllaznimit të Gjakovës.

Ndërkaq, presidenti i KOK, Krasniqi i dhuroi librin foto-reportazh “Debutimi i artë”, kushtuar kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, një orë dore me simbole të Lojërave Olimpike Tokio 2020, ndërsa Lorik Cana, i ‘firmosi’ presidentit fanellën e Kombëtares Dardane.

Në axhendë, Lorik Cana ka patur edhe një vizitë te familja Rugova
teksa u takua me djalin e presidentit Rugova, Ukë Rugoven dhe djalin e tij Lekën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!