‘Berisha 100’ te Akhmat, presidenti i dhuron…

Pas largimit të Odise Roshit, te klubi çeçen, Bernard Berisha po shkruan ende histori. Klubi e konsideron lider absolut.

Kualifikimi i Akhmat Grozni në Kupën e Rusisë pas fitores me Ufa 1-0 përpos entuziazmit në klub ka evidentuar një rekord personal për sulmuesin Bernard Berisha. Ish lojtari i Besës së Kavajës ka arritur të luajë 100 ndeshje për ekipin çeçen.

Ndërkaq para ndeshjes Akhmat- Ufa, presidenti i klubit, Magomed Daudov, i dhuroi një fanellë të personalizuar Bernard Berishës:
“Ne i urojmë Bernardit shumë ndeshje dhe gola të shkëlqyeshëm për Akhmat‘, ishin fjalët e presidentit të klubit teksa i dhuroi fanellën e personalizuar me numrin 100.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!