Trajnerë që flasin

Nesër e gjithë java e 29-të e Kategorisë Superiore. Vemendje te Teuta- Tirana, Partizani-Kukësi dhe te Kastrioti- Laçi. Klube që preferuan të flasin dhe të tjerë që qëndrojnë të heshtur. Publiku sportiv kërkon informacion. E ka të ligjeruar…

Sporti im.al’, sjell disa nga frazat e trajnerëve të Kategorisë Superiore të cilët respektuan klubin dhe publikun e tyre por dhe atë sportiv ‘gri’, duke folur para ndeshjeve të ditës së shtunë.

Shehi (Tirana)

Ka ende javë në lojë dhe jemi brenda objektivave dhe të shohim ndeshje pas ndeshje. Duam të luajmë si me Kukësin, por këtë herë e duam fatin në anën tonë. Kemi bërë punë të mirë të gjithë, kemi marrë rezultate të mira, por nuk mjaftohemi sepse Tirana nuk ka limite”.

Josa (Kukësi):

“Nuk mund të thuhet para ndeshjes se do të jemi të kënaqur me një barazim. Të dyja skuadrat futen në fushë për të fituar ndeshjen, futbollistë janë të karikuar të triumfojnë. Jemi në provim gjatë gjithë periudhës që i kemi kundërshtarët përballë. Kështu ndodh edhe me të tjerë. Është shumë mirë kur je në provim. Objektivi im nuk është vetëm fitorja e skuadrës, por edhe t’i bëj të luajnë mirë lojtarët”.

Duro (Laçi)

Ndeshje që kërkon impenjim maksimal. Gjëndjen morale por dhe kualitative e kemi më të mirë. Organika thuajse e plotë, të gjithë janë stërvitur. Mungon vetëm Obanor (Disipilna). Shpresojmë të japim më të mirën në një takim deçiziv si kjo me krutanët”.

Ndreu (Kastrioti)

Do të them që ne do të fukosohemi shumë te ndeshjet me skuadrat rivale që kemi për mbijetesën, kurse me skuadra që pretendojnë zonën UEFA apo titullin kampion është shumë e vështirë t’iu marrësh pikë. E kemi deklaruar shpeshherë se këtë nivel kemi, mundohemi dhe japim maksimumin me skuadrat e forta, por niveli dhe përkushtimi i atyre skuadrave është shumë më i madh se i joni.”

Brdariç (Vllaznia)

Çdo takim e vlerësojmë si finale, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk e di si do jetë finalja e Kupës, por nesër do kërkojmë tri pikët. Përqëndrimi? Është duke ardhur fundi i sezonit dhe është faza e katërt, përqëndrimi ynë  është maksimal dhe jemi të fokusuar që mos i japim shans skuadrave të tjera të na sulmojnë.”

Superiore, java e 29-të.

13:00

Kastrioti- Laçi (Kamëz)

Bylis- Apolonia

Vllaznia- Skënderbeu

16:00

Teuta- Tirana

Partizani- Kukësi (Air Albania Stadium)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!