Partizani e ka mundur tri herë, Kukësi ka dy goleadorë

Partizani- Kukësi nesër në ‘Air Albania’ një përballje për javën e 29-të e cila në kohë të shkuar do ishte një ndeshje për vitrinë. Këtë radhë disi më ndyshe pasi Kukësi që nga viti 2012, kur u ngjit në Superiore e sheh vetën thuajse jashtë çdo objektivi.

Në anën tjetër, Partizani vjen nga dy fitore që e kanë rikompozuar sërish ekipin 16 herë kampion në zonën e pretendimëve për titull. Mekanizmat funksionojnë dhe Jasir Asani e Eraldo Çinari, por dhe Stenio Zhunior, po përformojnë mjaft mirë në majë.

Verilindorët me 4 pikë në dy ndeshjet e fundit kanë kthyer disi qetësinë dhe tani janë ekip pa probleme me zonën e poshtme. Lulaj është i pezulluar, por në mbrojtje rikthehet Nurman Kurdiç. Eze me 13 dhe Ibraimi me 12 gola të realizuar, mbetën sulmuesit më të mirë të kampionatit.

Të shtunën (nesër) duke nisur nga ora 16:00 në ‘Air Albania Stadium’ pritet të zhvillohet një sfidë emocionuese. Të tri përballjet direkte janë fituar nga Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!