Totenhem/ Shkarkohet Murinjo

Merr fund në mënyrën më të çuditëshme aventura e Hoze Murinjos në stolin e Totenham teksa klubi doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi shkarkimin e portugezit dhe stafit të tij.

Mungesa e rezultateve pozitive, insistimi për të zhvilluar një futboll defensiv dhe rrezikimi i realizimit të objektivit Champions League, ndikuan në vendimin e Spurs pët të larguar portugezin dhe stafin.

Mourinjo ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me klubin e Totenhem. Ai përfiton rreth 15 milion paund në sezon, duke qenë një nga trajnerët më të paguar në kontinent.

Njoftimi:

“Klubi njofton sot se trajneri Jose Mourinho dhe stafi i tij, Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin e Giovanni Cerra janë shkarkuar nga detyra”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!