Zijec dërgon Çelsin në finale të FA Cup

Gjysmëfinale FA Cup : Çelsi- Mançester Siti 1-0.

Një gol i marokenit Hakim Zijec në të 55-ën pas asistimit të Timo Vernër, i ka dhënë kualifikimin Çelsit në gjysmëfinalen e parë të FA Cup luajtur sot ndaj Sitit të Pep Guardiolës.

Në Wembley, formacioni i Tomas Tuhel, i kreu më së miri detyrat dhe pas largimit për shkak dëmtimi i mesfushorit belg Kevin De Bryne, skuadra londineze e pati më të lehtë për tu orientuar.

Në fund të ndeshjes sistemi VAR i anuloi një gol Çelsit për pozicion jashtë loje. Finalistja tjetër do të dalë nesër mes çiftit Southamphton-Leiçester.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!