Ceferin: Do përjashtohen të gjithë ‘dezertorët’

 ‘European Super League’, një vendim i marrë nxitimthi nga klube si Real Madrid, Juventus, Barcelona, Atletiko Madrid, Milan, Inter, Siti, Mançester Junajtid,Liverpul, Arsenal dhe Totenham përpos lajmit bombastik që ka tronditur mbarë botën sportive ka sjellë edhe zemërimin e UEFA-s dhe FIFA-s.

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin doli sot para mediave duke deklaruar se ndaj klubeve të tilla do merren masa të rënda duke e konsideruar vendimin e tyre një marrëzi të momentit.

Sipas sllovenit teksa ndjen ‘spostimin’, lojtarët e këtyre klubeve nuk do të lejohen të aktivizohen me kombëtaret e tyre në ‘Euro 2020’ dhe Botërorin ‘Katar 2022’.

Ai tha:

Duhet t’i përjashtojmë sa më shpejt nga turnetë tona klubet që do të marrin pjesë në Super League. Është akoma herët, por do të tentojmë të zbatojmë ndaj tyre të gjitha sanksionet që mundemi. Anjelii? Një mashtrues”, deklaroi Ceferin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!