UEFA miraton formatin e ri

UEFA në faqen e saj zyrtare bëri publik lajmin.

Siç dhe ishte parashikuar, UEFA ka miratuar ndryshimet në formatin e ri në Ligën e Kampionëve. Gara më e madhe për klube në Europë do të ketë disa ndryshime, të cilat do të zbatohen nga viti 2024.

Po kështu UEFA ka bërë të ditur se nga edicioni 2024/25, do të jenë 36 në vend të 32 klubeve pjesëmarrëse. Tetë vendet e para kalojnë në fazën e eliminimit direkt, ndërsa çdo klubi do t’i garantohen nga 10 ndeshje me 5 takime brenda dhe po aq jashtë shtëpie.

Gjithashtu do ketë vend për klubet elitare që kanë dështuar të kualifikohen nga garat në ligat përkatëse.

Këto skuadra do të kenë shansin që të kualifikohen përmes fazës së ply-off. Klubet me këtë format të ri pritet të rrisin ndeshëm të ardhurat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!