Bonjek zgjidhet zëvëndëspresident i UEFA-s

Zbigniev Bonjek, ish-ylli i Juventusit, Romës dhe i ekipit kombëtar polak, aktualisht president i Federatës Polake të Futbollit, u zgjodh zëvëndës-president i UEFA-s, me rekomandimin e presidentit Aleksandër Ceferin .

Sakaq, Federta e Futbollit të Polonisë bën të ditur se ish-kampioni 65 vjeçar, do të lërë postin e tij në krye të futbollit, duke pasur parasysh që të dy pozicionet nuk janë të pajtueshme ligjërisht në Poloni.

Ish-sulmuesi i famshëm, ka pasur një mesazh teksa ka thënë: ‘Faleminderit të gjithëve, jam i lumtur”. Bonjek do të qëndrojë në detyrë si i dyti i UEFA-s për katër vite teksa paralelisht është rizgjedhur në Ekzekutiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!