Partizani në krye, gola magjikë në Kukësi-Tirana

Kategoria Superiore, java e 28: Partizani- Kastrioti 3-1/ Kukësi- Tirana 2-2

Partitzani thyen me vështirësi Kastriotin 3-1 në ‘Air Albania’ dhe merr provizorisht kreun e Kategorisë Superiore.

Kastrioti shënon me Dacin që në start duke surprizuar vendasit e kuq të Ilir Dajës. Pasim i shpejtë i Prodanit nga e majta, me fat Daci që devijon në rrjetë 0-1

Reagimi i Partizanit është i shpejtë dhe në të 31’ën Esin Hakaj realizon një supergol. ‘Mur’ me Bardhin dhe mbi vijën e zonës shkodrani me të majtën e tij e dërgon topin në trekëndësh 1-1

Partizani shton ritmin dhe shënon të dytin me Zhunior në të 75′-ën. Top i Malës nga e majta, braziliani me një prekje për sferën në rrjete 2-1. Për të ardhur në fund teksa Hidi e tepron në lojen trup me trup me Çinarin. Shkodrani me finte jep një asist për Asanin që depoziton në rrjetë për 3-1 final.

Kukësi-Tirana 2-2

Një supersfidë spektakolare në ‘Elbasan Arena’ mes Kukësit dhe Tiranës. Fillimisht ‘vendasit’ me Patrik Eze i cili përfiton nga një gabim trashanik i Çelhakës dhe mund portierin Bekaj.

Në pjesën e dytë, Tirana është më kërkuese dhe rastet për gol vijnë e shtohen. Në të 71′-ën, një top nga djathta kthehet në asist për Ismajgecin brenda zonës disi në të majtë. Mbrojtësi e rikthen te shtylla e dytë aty ku Seferi me kokë e dërgon në rrjetë.

Më pas, me kartat ‘hapur’, skuadrat luajnë për të marrë tri pikët. Më mirë Tirana e cila me Elton Kale shënon një supergol në të 84′. Topi në trajtë parabole shkon te këndi i largët i Tafas.

Por goli sezonal do të vijë nga këmbët e Agim Ibrahimit në të 88′-ën për verilindorët. Pas ekzekutimit të një goditje dënimi nga rreth 30 metra topi mori një trajketore fituese duke përfunduar në këndin e majtë të Visar Bekajt. 2-2. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!