Esin Hakaj: Jemi në rrugën e duhur

Shënoi një supergol, Hakaj përcakton rivalët për titull.

Pas ndeshjes së fituar ndaj Kastriotit 3-1, në prononcimin për ‘Supersport’, Esin Hakaj foli për golin e parë sezonal por dhe pretendentët e titullit.

Mbrojtësi shkodran i linjës së majtë, ndër më të dalluarit në Superiore, së bashku me Alban Hoxhën në portë, janë të vetmit që i kanë luajtur të gjitha takimet sezonale te Partizani.

Hakaj, goli i dytë në karrierë?

Është goli i tretë. Dy i kam shënuar me Teutën, Kupë, kampionat dhe ky i sotmi me Partizanin. E rëndësishme është që ekipi fitoi e tani të shpresojmë të vazhdojmë përpara.”

Ecuria…

Kemi pasur disa ndeshje që nuk i kemi fituar, kemi krijuar raste, kemi bërë ndeshje të bukura e fati nuk na ka ndihmuar. Jemi në rrugën e duhur e shpresojmë të vazhdojmë kështu për fitoren.”

Si shkodran por dhe si shok skuadre folët me Çinarin për atë sjellje në fund?

Ajo e Çinarit mund të ishte keqkuptim, nuk e di se për çfarë ishte e ndodhi, Çela a kush e ngacmoi, ishte thjesht keqkuptim. Sot e nisëm në minutat e parë keq, në çdo ndeshje e kemi nisur mirë, shpresojmë që në ndeshjet e tjera të vazhdojmë mirë.

Kush ndan titullin?

Besoj se Teuta dhe Vllaznia janë dy ekipet pretendente dhe ne.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!