Kupa e Mbretit fitohet nga ‘Mesi’

Finale e Kupës së Mbretit 2020-21 në Sevilje: Atletik Bilbao- Barcelona 0-4

Grizman në të 60′, Frenki de Jong në të 63′ dhe dy herë Mesi në të 68′ dhe 72′-të fundosin Atletik Bilbaon në finalen e Kupës së Mbretit luajtur sot në Sevilje.

Një sfidë e cila u zhbllokua vetëm në fraksionin e dytë. Finalja e dytë radhazi në pak javë e luajtur dhe e humbur e baskëve për trofeun e dytë më të madh në Spanjë.

Fillimisht Bilbao u mund në finalen e Kupës së Mbretit 2019-20 nga Sociedad 1-0 (3 prill 2021) ndërsa mbrëmjen e sotme toka andaluziane e përcolli sërish pa një trofe dhe me një thes me gola të pësuar.

Ndërkaq autori i dy golave ‘Blaugrana’, Lionel Mesi u shfaq me ‘look’ të ri sot pasi argjentinasi kishte hequr mjekrën. I solli fat…Trofeu i parë për Laporta ‘2’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!