Mbreti ‘Perez 2025’

Shtypi spanjoll i ditës së sotme raporton se Florentino Perez ka fituar mandatin e radhës si president i Realit deri në vitin 2025.

Florentino Perez sot 74 vjeç dhe sipas Forbes me pasuri 2.2 bilion dollarë,do të jetë president i Real Madrid deri në vitin 2025. Bordi zgjedhor ka shpallur Perezin si presindent të klubit madrilen pasi asnjë rival nuk u regjistrua në afate për ta konkuruar.

Kreu i galaktikëve në 18 vite si President i Klubit më të madh në botë, teksa ka fituar 26 trofe me ekipin e futbollit dhe 21 me ekipin e basketbollit do të ‘kalërojë’ edhe për 4 vitet e ardhëshme si ‘Mbret’.

Ndërkaq ‘El Chiringuito’ duke ja faturuar sukses kreut të klubit të ‘Bardhë’, deklaron se Mbape është e sigurtë që vitin tjetër do të jetë i Real Madridit.

Restaurimi dhe kthimi në një qëndër të jashtëzakoshme sportivo-ekonomike e ‘Santiago Bernabeu’-t, janë ‘armët’ e tjera fituese të Florentino Perez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!