Viti i Partizanit, meshkujt në volejboll kampionë

Në finalen e tretë, Partizani mundi 3-0 Erzenin dhe siguroi trofeun numër 15 në voljeboll për meshkuj.

Pas skuadrës së femrave teksa dje fitoi titullin (mundi Tiranën 3-0), radha i takoi Partizanit në vollejboll për meshkuj për tu pagëzuar zyrtarisht kampion i Shqipërisë.

Ekipi i teknikut Ylli Tomorri u ndesh në takimin e tretë me Erzenin e Shijakut në ‘Feti Borova’ të kryeqytetit. Të kuqtë triumfuan sot 3-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0, u shpallën për herë të 15-të kampion i vendit.

Rezultati teknik i sotëm 25-18, 25-19, 25-23 , tregon rivalitetin në dy setet e para. Në fund festa e gjitha e kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!