Ylli fiton zgjedhjet e KOKSH

Fidel Ylli është zgjedhur sot presidenti Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për një mandat të ri.

Në fakt siç dhe shkuan situatat në vigjilje të procesit me kontestime dhe amulli në dokumentacione por dhe ‘eleminime’ kandidatësh dhe federatash kryesore ndër ta dhe FSHF, pritej që Fidel Ylli të fitonte duelin me Martin Bibën dhe Vojo Malon.

Fidel Ylli sipas komisionit paraprak ka marrë 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!