Partizani kampion në Volejboll për femra

Vjen titulli i katërt kampion i Partizanit për femra. Sot mundi Tiranën duke shkuar te rezultati i përgjithëshëm 3-0.

Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë, ekipi i Partizanit me trajner Andi Lundrën, ka fituar sot zyrtarisht titullin kampion i vendit në volejboll për femra.

Në duelin me Tiranën me formatin 5 takime për trofeun, vajzat e kuqe nuk i lanë asnjë mundësi rivalëve të Tiranës ndërsa pas dy fitorëve të kësaj faze, sot kanë arritur te suksesi i tretë.

Klubi i Partizanit shkruan në rrjete:

‘KRENAR PËR JU

PARTIZANI KAMPION I SHQIPËRISË NË VOLEJBOLL PËR FEMRA Vajzat e drejtuara nga trajneri Andi Lundra janë shpallur kampione të Shqipërisë, pasi kanë mposhtur në fazën finale me rezultatin e përgjithshëm me ndeshje 3 – 0 rivalet e Tiranës. Vajzat e kuqe, pas fitimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë, arkivojnë edhe Titullin e 4 KAMPION, duke vijuar dominimin absolut në Volejbollin e femrave.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!