Gjysmëfinalet/ Dueli i Shkodrës ‘finale’

Edicioni i 69-të i Kupës së Shqipërisë pas shortit gjysmëfinal të datës 2 prill për 4 skuadrat e mbetura në garë, do të luhet nesër në dy impiante duke nisur nga ora 16:00.

Në ‘Niko Dovana’ të qytetit të Durrësit dhe në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës duelet respektive Teuta- Skënderbeu dhe Vllaznia-Laçi. Me një ndeshje të vetme.

Në Durrës: Teuta- Skënderbeu

Teuta konsiderohet favorite e madhe për të kaluar në finale. Skuadra e Edi Martinit po kalon formën më të mirë sezonale dhe pasi ka marrë kreun e rënditjes në kampionat pas tri fazave të para, synon finalen.

Skënderbeu edhe pse Kupën, fitimin e saj e ka mundësi për të shlyer një tjetër vit nga dënimi 10 vjeçar i UEFA-s, me gjasë do të duhet të mendojë më shumë për të shpëtuar kategorinë. Korçarët janë shumë pranë rrëzimit nga Superiorja. Skuadrat janë me kontigjent të plotë.

Shkodër: Vllaznia- Laçi

Shkodranët morën një barazim 0-0 ndaj Laçit këtë fundjavë në transfertë për kampionat dhe vijnë me moral të lartë në derbi për gjysmëfinalen e Kupës. Në dispozicion të Brdariç janë të gjithë futbollistët. Risi pritet të jetë edhe përfshirja në listë e të rikuperuarit Abdurrahman Fangaj.

Bardhezinjtë e Duros do duhet të bëjnë llogaritë me këtë Vllazni. Te kurbinasit nuk ka të pezulluar madje sipas burimëve nga klubi ka rikthime. Kirian Nuabueze dhe Rudolf Turkaj janë rikuperuar. Ndaj Bylis në fundjavë me gjasë janë 100% por stafi teknik mund ti ftojë edhe nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!