KOKSH ecën në “shi”

Zgjedhje të planifikuara një javë para zgjedhjeve parlamentare…

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ecën në ‘shi e breshër’. Jo vetëm fakti çudibërës ‘rastësor’ i një procesi aq determinant për sportin tërësor të një vendi thirret për votim një javë përpara zgjedhjeve parlamentare por dhe përjashtimi i disa federatave apo drejtues me kontribute madhore në sport apo drejtim të tyre, e kanë kthyer KOKSH-in në një ‘koperativë’ të tipit të ulët.

Organizatorët kanë përjashtuar nga e drejta e votës 22 federata anëtare të cilat akuzohen për shkelje gjithëfarësh.

Komisioni i Verifikimit dhe Etikës në KOKSH ka njoftuar se vetëm 18 federata janë në rregull me dokumentacionin dhe se prej tyre do merren vendime thelbësore.E habitëshme se si Komisioni i Verifikimit dhe Etikës ka gjetur në shkejle edhe FSHF-në e Armand Dukës apo Atletikën e Gjergj Rulit, e Peshëngritjen e Elez Gjozës.

Për të mos foluar për individët e përjashtuar të propozuar nga federatat në procesin e zgjedhjeve. Një kaos total.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!