Partizani tri takime shtëpiake, nis me Bylis

Kategoria Superiore java 27:

Do të zhvillohet sot në ‘Air Albania Stadium’ ndeshja e fundit e javës së 27-të mes Partizanit dhe Bylis. Zhvillimet e ditës së shtunë kanë konfiguruar pozicione të reja në klasifikim dhe të kuqtë (44 pikë) sot kanë shanse reale për tu ngjitur në vend të dytë me Vllazninë. (Teuta 49, Vllaznia 47).

Pas ndeshjes së sotme e vlefshme për të fundit të fazës së tretë, skuadra e Dajës për fazën e 4-ët, do të presë po në shtëpi Kastriotin dhe Kukësin.

16:00

Partizani-Bylis (Air Albania)

Kategoria e Parë:

Nisin sot ndeshjet e para Ply-Off për Grupin B në Kategori të Parë. Spikat takimi Tomori-Pogradeci me beratasit të cilët javët e fundit po fitojnë çdo takim duke u kthyer në kërcënimin kryesor të Egnatias së Rrogozhinës. Nga ana e tyre Egnatia e Maganit,luan në transfertë përballë Besës së fundit te zona e promocionit.

13:30

Tomori-Pogradeci

Besa-Egnatia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!