Imami në pikëpyetje, Vllaznia ka gati Shehin

Te Vllaznia sot ka patur një shqetësim dhe bëhët fjalë për njërin nga titullarët absolutë të saj. Mbrojtësi tiranas Eni Imami, vetëm dy ditë nga takimi me Laçin, është stërvitur veçmas duke alarmuar jo pak stafin teknik.

Në fakt, ka disa javë që mbrojtësi 28 vjeçar, ka vuajtur disi problemet fizike. I gjëndur në një situatë të tillë, Brdariç duket se do preferojë Dajan Shehin.

Rikthimi i Gurishtës por dhe prezenca e Adilit dhe Isaevskit, shtuar këtu dhe shtatlartin Shehi, janë reparti i cili do duhet të mbrojë për herë të katërt radhazi portën e Zogoviç pa pësuar gol.

Ndërkaq, Vllaznia si kurrë më parë në dekadën e fundit, lufton në dy frote. Në kampionat, ndan vendin e parë me Teutën ndërsa në Kupë, luan një biletë finaljeje të mërkurn e ardhëshme në ‘Loro Boriçi’. Pikërisht me kurbinasit e Shpëtim Duros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!