Brdariç: Fokusi te ndeshja e kampionatit

I shoqëruar nga Fjoart Jonuzi, tekniku i Vllaznisë Tomas Brdariç, doli sot para mediave sportive për të folur lidhur për takimin e nesërm të Vllaznisë në transfertën kurbinase.

Asnjë pikë në dy takime me bardhezinjtë dhe me tri të tjera për t’u luajtur, (Kupë-kampionat), trajneri shprehet optimist. Ndalet te ndeshja e nesërme ku sipas tij vetëm mbrojtësi Imami ka probleme. Nuk e thotë por me shumë mundësi do preferojë Çise në sulm përpara bosnjkaut Dilaver…

Brdariç:

Përgatitja?

 “Jam shumë i kënaqur, kemi punuar shumë këtë javë. Jam shumë i kënaqur prej ekipit dhe nesër besoj se do të japim maksimumin. Vetëm Imami ka probleme fizike, pjesa tjetër e ekipit është e shëndoshë.

Kam shumë lojtarë, jam i kënaqur me gjendjen e tyre. Kemi qenë me fat që kemi bërë dy stërvitje në stadium, kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Kush e ka thënë që mund të mungojë edhe Imeri? Sot do të jetë në stërvitje, do e shoh gjendjen e tij fizike dhe do bisedoj me të.

Çdo lojtar nesër duhet të japë maksimumin ndaj Laçit, sepse është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme për ne. Është i vetmi ekip të cilit nuk kemi mundur t’i marrim pikë. Nesër do e provojmë t’i marrim pikë, do të jetë dita jonë që do provojmë t’i marrim pikë Laçit.  

Dy ndeshje radhazi ndaj Laçit? 

“Jemi të përqendruar te ndeshja e kampionatit. Më e rëndësishme është loja e nesërme ndaj Laçit. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja nesërme e kampionatit.

Dëshira është t’i fitojmë të dy ndeshjet, në kampionat dhe Kupë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra përpara, i kemi eliminuar disa probleme, të shohim se si do të ecë skuadra”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!