Bylis pa dy titullarë ndaj Partizanit

Edison Ndreca dhe Millosh Stojanoviç mungesat e mëdha të javës te Bylis.

Ekipi i Bylis me teknikun Dovedan në krye, do duhet të shohë rezultatet e rivalëve të shtunën për të pasur një panoramë më të qartë të dielën teksa do të ndeshet me Partizanin në ‘Air Albania Stadium’.

Edhe pse ka 4 javë që nuk humbet, sërish mallkastriotët janë të kërcënuar nga skuadrat në ndjekje. Skënderbeu ka nisur të orientohet më mirë e të shtojë presionin. Nga ana tjetër duke ditur se Kastrioti mbetet vetëm 4 pikë përpara, vetë ekipi i Bylis, mund të shohë lart.

Megjithatë ndaj Partizanit, Dovedan do të vuajë dy mungesa shumë të rëndësishme. Edison Ndreca dhe Millosh Stojanoviç janë vërtetë determinantë për skuadrën. Janë projektuar Loran ose Antoni Bej për laçianin ndërsa Preka ose Nebihu për serbin e repartit mbrojtës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!