Sevilja mund Atletikon, Valencia deklaratë për …racizmin

Sevilja i bën nder dy gjigandëve të kampionatit spanjoll Realit dhe Barcelonës. Në mënyrë indirekte andaluzianët kanë mundur Atletikon e Madridit 1-0 me gol të Akunës në të 70′-ën. Më herët Okampos kishte humbur një penallti për ekipin e Lopeteguit.

Sakaq, klubi i Valencias pas rastit racizëm me Kadiz, doli me ​​një deklaratë duke e përkufizuar Mouctar Diakhaby si “një tjetër viktimë e racizmit”, duke përshkruar fyerjen “raciste” të lojtarit francez si të patolerueshme.

Valencia argumentoi se kthimi në lojë ishte sepse “Diakhaby pyeti shokët e tij të skuadrës” dhe ata “e kanë respektuar vullnetin e tij”. Deklarata e klubit, me dhjetë pika. Besohet se do të hapet një hetim për rastin.

Disa nga pikat e deklaratës:

Diakhaby u ka kërkuar shokëve të tij të skuadrës që të kthehen në fushë dhe të luftojnë. Kolegët e tij kanë respektuar vullnetin e tij.

Ajo që ndodhi sot nuk duhet të ndodhë më kurrë në futboll.

Ne kemi besim se kjo ngjarje do të hetohet.

Valencia CF është kundër racizmit dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për Diakhaby. Sot është një ditë e trishtuar për sportin tonë.

Ajo që kemi humbur sot nuk është një ndeshje, sot respekti dhe shpirti i futbollit dhe sportit ka humbur, ndër të tjera në deklaratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!