Finalja e Kupës së Mbretit 2021, pa tifozë

Pas klasikes me Realin, Barcelona luan finalen e Kupës së Mbretit (2021) ndaj Bilbaos në Sevilje.

Në Spanjë nuk bëjnë dot përpara. Sikundër të shtunën teksa u luajt finalja e edicionit 2020 fituar nga Real Sociedad 1-0 ndaj Bilbaos për Kupën e Mbretit edhe ‘Copa del Rey 2021’, midis Barcelonës dhe Atletik Bilbaos, do të luhet sërish me dyer të mbyllura.

Federata Spanjolle (RFEF) konfirmoi vendimin e saj, duke i dhënë fund spekulimeve rreth mundësisë së një hapje të pjesshme për publikun. Ndeshja do të luhet në Stadiumin Olimpik në Sevilje të shtunën 17 Prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!