Racizëm/ Valencia braktis ndeshjen

Një episod racizmi në futbollin evropian. Këtë herë në La Liga gjatë ndeshjes midis Kadiz dhe Valencias duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta.

Takimi në kampionatin elitar spanjoll u ndërpre kur shifrat ishin 1-1. Lojtarët miq, u larguan nga fusha pasi mbrojtësi i Cadiz, Kala, autori i golit të vendasëve i drejtoi fyerje kundërshtarit Mouktar Diakhabi i cili ishte gati të përfshihej në lot.

Më pas ndodhi një grindje mes dy lojtarëve dhe më pas Valencia vendosi të largohej nga fusha për shumë minuta duke riskuar penalitete nga Federata Spanjolle e Futbollit por që mendoi solidaritetin me shokun e ekipit.

Pas rikthimit në fushë, vendasit shënuan golin e avantazhit në të 88′ duke fituar 2-1.

Një situatë e rëndë raciste e cila me gjasë tej rezultatit teknik, do të kalojë në proceset e Disiplinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!