Xhaçka: Statusi diplomatik i ‘Kuqezinjëve 2016’ nuk përfundon…

Nuk duket larg dita kur me një mjet të zbuluar skuadra e De Biazit pjesëmarrëse në Euro 2016-të, zbriste në Tiranë si një kampione e madhe. Pritje nga faktori qeveritar e presidencial. Të gjithë asokohe për të takuar ‘heronjtë’ e në kërkim të bonusit momental.

Por një bonus mjaft të rëndësishëm morën vetë aktorët e Kombëtares teksa lojtarë dhe stafe u pajisen me pasaporta Diplomatike. Lajmi sot se atyre u ka mbaruar afati iu dha përgjigje Olta Xhaçka, Ministrja e Punëve të jashtme.

Minstrja Xhaçka në postim:

“Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë.

Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016”, shkruante ministrja Xhaçka. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!