Beteja e radhës në…Berat

Kategoria e Parë sa vjen e intrigohet. Jo vetëm në Grupin A aty ku zhvillimet e fundit kanë krijuar trinomin Dinamo-Burrli- Korabi por dhe në Grupin B teksa Egnatia e distancuar javët e kaluara, pas fitorëve të beratasëve së fundi, nuk ndihet dhe aq rehat.

Në fushë sot pikërisht Grupi B me kryesifidën e Beratit teksa Tomori vendas po shkëlqen në këtë fazë të garës do të presë Egnatian.Fitorja eventuale e formacionit të Sinellës mund të prishë shumë plane të rrogozhinaësve për biletën e Grupit B.

Sakaq në ‘Gjorgje Kyçyku’ luhet Pogradeci- Turbina. Liqenorët falë performancave të fundit kaë shtuar oreksin për të rivalizuar lart ndaj sot përballë cërrikasve domosdo dokërkojnë tri pikë.

Nga ana tjetër Elbasani- Besa degdiset në Librazhd. Verdhezinjtë pas dy humbjeve presin të rikthehen te fitorja ndërsa elbasanasit të motivuar nga pika e parë sezonale mund të tentojnë surprizën.

Sot, Kategoria e Parë B Java e 18-të:

13:30

Tomori-Egnatia
Pogradeci-Turbina
Elbasani-Besa (Në Librazhd)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!