Dinamo klas në ‘Selman Stërmasi’, mund Burrelin për kreun

Dinamo në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, arrin tlë demostrojë kualitet e cilësi. Në ‘Selman Stërmasi’, skuadra e Olsi Ukut, ka mundur Burrelin e vendit të parë për llogari të javës së 17 të duke e parakaluar menjëhëherë e rimarrë kreun e Grupit A në Kategori të Parë.

Në këtë mënyrë, 18 herë kampionët e vendit, duket se bëjnë autokritikë pas atij dështimi të dielën e kaluar me Besëlidhjen (4-3). Klasifikimi teknik e gjën Dinamon me 32 pikë një më shumë se matjanët.

Në takimet e tjera, Korabi fiton në Shijak me Erzenin me gol të Markut në të 19-ën duke iu bashkuar kreut që mbahet nga Dinamo. Korabi mbërrin në kuotën e 30 pikëve.

Në Orikum, Oriku- Besëlidhja mbyllet me fitorën e merituar të vlonjatëve 2-0. Ndërsa në ‘Reshit Rusi’ të Shkodrës, Veleçiku edhe pse udhëhoqi 1-0 me Partizanin B u përmbys nga skuadra mike në 1-2.

Grupi A, rezultate sot java e 17:


Dinamo-Burreli 2-0
Erzeni- Korabi 0-1
Veleçiku- Partizani B 1-2
Oriku- Besëlidhja 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!