Në Shkodër nuk ka “vllazni”

820 milion lekë të vjetra duhen paguar në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, dega Shkodër për Vllazninë futboll. Këshilli Bashkiak nuk e ka në rend të ditës.

Në Shkodër janë të përçarë. Së paku në sport teksa në futboll po godasin fort Vllazninë e tyre. Ekipi kryesues në elitë, rrezikon të mbetet jashtë europe nëse skuadra në fund të sezonit fiton sportivisht të drejtën për të marrë pjesë në Kupat kontinentale.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak nuk ëshë marrë fare në shqyrtim kërkesa për ti kaluar 820 milion lek për shlyerje detyrimesh ndaj Tatimëve dhe Sigurimëve.

Sipas mediave lokale në Veri, 33 anëtarë të Këshillit votuan kundër propozimit të Bashkisë Shkodër duke mos dhënë dritën jeshile për përfshirjen e kësaj kërkese në rend të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!