Vllaznia “leje kalimi”në Europë

Akt Marrëveshje me Tatimet, Bashkia Shkodër hedh hapin drejt…Europës

Vllaznia në krye por deri në fund të marsit duhet të ketë mbyllur dokumentacionin me Drejtorinë Rajonale të Tatimëve në Shkodër.

Bëhët fjalë për 1.6 milion lekë të vjetër që klubi shkodran i detyrohet këtij institucioni. Një situatë e tillë përkon me “leje kalimi” për ekipin që udhëheq Superioren dhe pretendon të shkojë në Europë.

Varianti ‘paguaj 20% të shumës dhe nënshkruaj për të paguar me këste’ duket se ka shtyrë Bashkinë Shkodër për të gjetur hapësirën ligjore me tatimet. Deri në 31 mars, FSHF, pret dokumentacionin e klubit verior.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!