Vllaznia ‘çertefikohet’, Ademi garanton…tatimet

Kryebashkiakja Voltana Ademi, ia del të kthejë buzëqeshjen te tifozët dhe vetë skuadra e Vllaznisë. Përmes një postimi Ademi inkurajon faktorët sportivë për të përmbushur misionin sportiv pasi sipas saj ia ka dalë të garantojë fondin e duhur për të paguar detyrimet tatimore të Klubit Vllaznia.

Detajet i jep vetë numri një i bashkisë Shkodër:

 “Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë.

Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër.

Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi – AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Falenderoj të gjithë tifozerinë, shkodranët anekënd, shqiptarët që ndjekin Vllazninë në mbarë botën!

Falenderoj për bashkëpunimin Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër”, shkruan Voltana Ademi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!