Dinamo në duelin sezonal, Korabi viziton Shijakun

Dinamo në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Skuadra 18 herë kampione e vendit, do të presë në ‘Selman Stërmasi’ Burrelin e vendit të parë për llogari të javës së 17 të Grupit A në Kategori të Parë.

Kjo supersfidë e cila mund të vlejë konsiderueshëm biletën e ngjitjes në elitë, do të startojë në 13:00. Në anën tjetër Burreli i teknikut Samuel Nikaj pritet tentojë goditjen e fundit ndaj rivalit kryesor. Pavarësisht se te matjanët do të ketë dy-tri mungesa kryesore.

Në fushë edhe duelet Erzeni- Korabi, Oriku- Besëlidhja dhe Veleçiku-Partizani B. Në fakt ndeshja në ‘Tofik Jashari’ të Shijakut, ka po kaq rëndësi sa dhe ajo që luhet në kryeqytet mes dy skuadrave të para.

Një fitore eventuale e dibranëve, mund të konvertohet në kërcënim real për vendin e parë të Grupit A. Gjithnjë nëse Burreli nuk fiton sot ndaj Dinamos.

Ndeshjet sot:

Grupi A

13:00

Dinamo-Burreli (Selman Stërmasi)

13:30

Erzeni- Korabi

Veleçiku- Partizani B (Reshit Rusi)

Oriku- Besëlidhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!