Festa e Kosovës, vëllazërorja 0-0

Vëllazërorja e veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë luajtur sot në Prishtinë në nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbyll pa gola 0-0.

Ky takim u luajt në stadiumin e 2 Korrikut me lojtarë në fushë si Bushi, Bogdani, Lala, Kola, Agolli, Aliaj, Haxhi dhe shumë të tjerë.U ndeshën si në kohë ‘rinore’. Edhe pse i thatë në gola.

Megjithatë, i rëndësishëm ishte qëllimi i aktivitetit dhe nostalgjia për emrat e sipërpërmendur, të cilët në fakt tashmë kanë krijuar kombëtaren e veteranëve pasi më parë kanë luajtur edhe ndaj homologėve të Italisë dhe Greqisë në ‘Air Albania’.

Eventi u mbyll me sukses dhe me gjasë kjo do të kthehet në traditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!