Leiria merr rrugën e kthimit

Kukësi njofton se Mateus Leiria, braziliani që iu bashkua skuadrës gjatë verës ka ndërprerë bashkëpunimin duke kërkuar largimin me mirëkuptim. Në njoftim thuhet se anësori i bluve, ka patur probleme familjare dhe klubi i ka dhënë dakortësinë.

Njoftimi:

“Futboll Klub Kukësi njofton se futbollisti brazilian Matheus Leiria Dos Santos nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori i ardhur në merkaton e verës, ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për t’u larguar në drejtim të Brazilit duke qenë se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore. I detyruar për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë, futbollisti ka kërkuar nga klubi të largohet.

Nga ana tjetër, klubi e ka mirëkuptuar futbollistin dhe e ka lejuar që të largohet nga ekipi për të qenë pranë familjes. Futboll Klub Kukësi i uron nënës së tij shërim sa më të shpejtë dhe futbollistit i uron suksese në karrierë! Faleminderit Leiria”, shkruhej në njoftimin e Kukësit. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!