Ndreu: Me Vllazninë sfida e sezonit

Barazimi ndaj Teutës inkurajon krutanët, por Bylis duket ‘afër’.

Përpara duelit me Vllazninë nesër në Kamzë, Ramazan Ndreu artitekti i Kastriotit aktual, në konferencë për shtyp deklaroi të premten se përpara Kastriotit ka ardhur ndeshja më deçizive e kampionatit.

Ndreu: Ua kam bërë të ditur lojtarëve se është ndeshja më delikate e gjithë kampionatit

Ndreu:

Çdo pikë e grumbulluar është një plus i madh, aq më tepër kur e merr me skuadra si Teuta. I gjithë fokusi gjatë këtyre ditëve ka qenë te ndeshja me Vllazninë. Kemi punuar gjithë javën dhe besoj se jemi në ritmin e duhur.”

‘Ua kam bërë të ditur lojtarëve se është ndeshja më delikate e gjithë kampionatit, për vetë faktin se Vllaznia ndoshta duket sikur është në krizë rezultatesh, por është një skuadër që unë e kam ndjekur sidomos në ndeshjet e fundit dhe ka luajtur shumë mirë futboll “

E vlerësoj shumë ekipin e Vllaznisë dhe është një skuadër që do shumë mund për ta mundur. Ne do ta mundim Vllazninë, nëse japim maksimumin, nëse luajmë shumë thjeshtë dhe do të jemi të disiplinuar. Në të kundërt do të jetë një ndeshje e vështirë.”

Nuk ka aspak presion nga afrimi i Bylisit. Ne shohim punën tonë dhe duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë. Kampionati është shumë i gjatë, ndaj duhet që t’i marrim ndeshjet me radhë në mënyrë që ta ruajmë këtë distancë deri më fund dhe të jemi të qetë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!