Të dielën, java e 25-të, Partizani- Teuta vendos…

Pas Kupës me përcaktimin e gjysmëfinalistëve të mërkurën, radha i takon garës në kampionat. Të dielën në fushë të gjitha ekipet e Superiores Shqiptare.

Sipas sektorit të Garave në FSHF, takimet do të nisin në 13:00 ndërsa i vetmi takim që spostohet në 16:00 i përket duelit Partizani- Teuta. Kjo përballje teksa konsiderohet si më e forta, do të luhet në ‘Elbasan Arena’. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 42 pikëve duke ndarë vendin e dytë dhe të tretë.

Në Laç, kalendari ofron një tjetër sfidë mjaft interesante atë Laçi-Tirana. Edhe pse vendasit e Shpëtim Duros janë në momentin më të mirë sezonal ndërsa udhëheqin kampionatin me 44 pikë, një fitore e Tiranës do të trazonte kreun e do të përfshinte bardheblutë te zona lart.

Kastrioti- Vllaznia në një sfidë me tri të panjohura. Krutanët në ditëlindjen e 46-të të Tomas Brdariç, i shkaktuan ndalesën e parë Vllaznisë (0-0) e cila më pas u përndoq nga rezultate tejet zhgënjyese. Nga ana tjetër, kuqeblutë për të nisur një cikël të ri në tentativë për të rimarrë fronin e humbur, kreun. Gjoba për trajnerin e futbollistë, praktika e re e klubit shkodran.

Ndërkaq, eleminimi nga Kupa e bën skuadrën e Kukësit të luftojë fort nga kampionati në mënyrë që verilindorët të kapin një vend në Europë. Ndoshta shansi i fundit në takimin me Byilsin vendas në ‘Adush Muça’. Fitorja e mallakastriotëve në Shkodër, shoqëruar me disa rezultate pozitive e bëjnë këtë përballje tejet interesante.

Apolonia-Skënderbeu, dueli i “vogël” i shpresave të mëdha. Në ‘Loni Papuçiu’, bardhëjeshilët e Kamratës e kanë detyrim fitoren pas gjithë atyre përfaqësimëve dinjitoze me skuadrat e kreut. Skënderbeu në “kalin” e fundit për tu rikthyer te zona e shpëtimit.

Kategoria Superiore, java e 25-të:

13:00

Bylis- Kukësi

Laçi- Tirana

Kastrioti- Vllaznia (Kamëz)

Apolonia- Skënderbeu

16:00

Partizani- Teuta (Elbasan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!