Në Laç finale e parakohëshme, Dinamo për revansh

Tetë skuadrat çerekfinalise për 4 vende, sot verdiktet.

Kupa e 69-të e Shqipërisë do të vijë sot me fazën çerekfinale.E veçanta e këtij edicioni pandemik, lidhet me faktin që të katër takimet luhen me një takim. Të përcaktuara më herët gjatë shortit.

Sipas Sektorit të Garave, dy takime do të nisin në orën 13:00 dhe dy të tjerë në orën 16:00.

Laçi- Partizani dhe Teuta- Kukësi, për vetë organikën dhe synimet, pritet të dhurojnë emocione.

Do të hapin Laçi- Partizani dhe Dinamo-Skënderbeu duke nisur nga ora 13:00.

Dueli i Laçit duket më intriguesi pasi si bardheznjtë ashtu dhe të kuqtë, konsiderohen si skuadrat më të forta të turneut. Ndeshja mes Dinamos dhe Skënderbeut luhet në ‘Selman Stërmasi’.

Programi:
E mërkurë, 17 mars 2021

13:00

Dinamo-Skënderbeu
Laçi-Partizani

16:00

Teuta-Kukësi
Vllaznia-Korabi

Formacionet e mundëshme:

Laçi- Partizani:

Laçi: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Musta, Deliu, Shehu, Lushkja, Mazrekaj, Harmon. Tr: Sh Duro.

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Murataj, Broja, Bardhi,Asani,Melo, Çinari Tr: I. Daja

Dinamo- Skënderbeu:

Dinamo:Bakaj,Pere, Reçi, Boçi, Kolgega, Fejzaj,Bilali, Da Silva, Xhixhua, Alillari, Uelber Tr: O.Uku

Skënderbeu:Dajsinani, Meksi,Bajrami,Sadriu,Zguro,Dovuna, Randi, Zhan Viktor, Berisha, Mara, Mensah. Tr: M. Memelli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!