Laçi eleminon Partizanin, Sherri vendos ‘rregull’

Laçi i Shpëtim Duros në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Një ndër ndeshjet e konsideruara si finale e parakohëshme mes Laçit dhe Partizanit për Kupën e Shqipërisë, turi çerekfinal, nuk zhgenjeu pritshmëritë.

Për 120 minuta, të dyja skuadrat me kualitete e cilësi, arritën të shfaqen gritoze dhe mjaft të vendosura në fushë për të mos u dorëzuar. Për të shkuar te bileta gjysmëfinaliste e edicionit të 69-të të Kupës, u desh të gjuheshin penalltitë.

Në këtë tregues porteri Sherri priti dy penallti duke veshur spaletat e protagonistit ndërsa Hoxha një të vetme. Laçi i Shpëtim Duros në gjysmëfinale.

LAÇI-PARTIZANI 0-0 (4-3, penallti)
Laçi: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Kërçiku (Marku 59′), Deliu, Lukas Ramos (Bytyçi 119′), Musta, Shehu, Lushkja (Mazrekaj 46′), Nwabueze (Harmon 55′). Trajner: Shpëtim Duro.
Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani (Cara 81′), Cordeiro (Cardoso 81′), Çinari, Trajner: Ilir Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!