Canaj: Pa presion por dinjitozë

Agim Canaj ndër të tjera para çerekfinales nesër me Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, shprehet se Korabi i tij, nuk duhet futur në presion në një ndeshje të tillë.

Ish -trajneri i Vllaznisë thotë se kualifikimi mund të vendoset edhe pas 120 minutave. E njeh mirë kundërshtarin dhe beson se skuadra e tij do imponohet me integritet.

Canaj:

Kupa është një kompeticion tjetër dhe ne jemi të mobilizuar. Dihet forca e Vllaznisë, luajmë në fushën e tyre, por djemtë janë të mobilizuar. Në këto ndeshje rrallë e ke shansin që të shkosh deri këtu, ndaj edhe djemtë po mobilizohen me maksimumin e tyre.

E njoh Vllazninë mirë, pasi edhe e kam drejtuar tri herë, është një ekip që i ka dhënë tonin edhe Superiores këtë sezon, pavarësisht situatave në javët e fundit, që nuk janë aq të mira. Ne shkojmë që të tregojmë më të mirën tonë dhe të luajmë futboll.

Në futboll ndodh gjithçka dhe kur luhet me një takim, atëherë çdo gjë varet në 90 minuta apo dhe 120 minuta. Unë e shoh në një këndvështrim tjetër, nuk dua që të fus ekipin në presion, por duhet që të jemi shumë të motivuar, ashtu si dhe në ndeshjet që kemi luajtur në kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!