Dikur godiste shtyllat, Cikalleshi kthehet në ‘shtyllë’ kuqezi

Rei Manaj, Myrto Uzuni dhe Armando Broja, sulmuesit kuqezinj në formë të jashtëzakonshme sportive. Kavajasi po e po. Reja në luks…

Në fillimet e tij me kuqezinjtë, kavajasi 30 vjeçar i Koniaspor Sokol Cikalleshi, qëllonte shpesh shtyllat e rivalëve. Sot historia flet ndryshe.

Të gjithë kanë parë ndeshjet e fundit të numrit 16-të se sa deçiziv ishte në Nations League duke demostruar se ai mbetet numri 1 i sulmit të skuadrës së Edi Rejës.

Forma pozitive e sulmuesit kavajas është shfaqur edhe këto javë të fundit në Turqi, tregues se Cikalleshi është gati për dy takimet kualifikuese me Andorrën(25 mars) dhe Anglinë (28 mars) për Kupën e Botës 2022.

Për ‘Top Channel’, Sokol Cikalleshi thotë:

Dy ndeshjet e para- “Duhet të kemi parasysh se ne gjithmonë problemin e kemi me skuadrat që janë nën nivelin tonë, prandaj Andorra është ajo ndeshje që ne duhet ta fitojmë patjetër, dhe presioni në këtë takim është i gjithi tek ne, ndërsa në ndeshjen me Anglinë nuk do të jetë presioni 100% tek ne edhe pse ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të japim maksimumin”.

Forma pozitive e sulmuesve të kombëtares– “E rëndësishme është që performancat tona individuale të jenë në shërbim të kombëtares kështu që mendoj se do të jetë luksi i trajnerit të zgjedhë për sulmin. Ne nuk e kemi pasur asnjëherë atë problem që po luan ky apo po luan ai, nëse do të luaj dikush tjetër në maj të sulmit do të jem unë i pari ai që do ta mbështes dhe e njëjta gjë do të ndodhi nëse do të luaj unë apo Manaj, apo Broja apo dikush tjetër”.

Koniaspor– “Kemi në fundjavë ndeshjen me Fenerbahcen që është në krye të tabelës, ndërkohë ekipi im është në mesin e tabelës por kampionati këtu me 2 humbje të con në zonën e ftohtë dhe me 2 fitore mund të kapësh Europën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!