Superiorja vjen në mesjavë, favorit… ‘Tirana’

Të mërkurën e 3 marsit, Kategoria Superiore sërish në fushë me sfidat e javës së 22-të të edicionit të 82 -të Kombëtar.

Në sezonin e pandemisë globale Koronavirus, duket se futbolli elitar në Shqipëri, nuk njeh limite dhe gara në këtë fazë të tretë, ka bërë ‘zjarr’ përballjet në krye dhe në fund të tabelës.

Vllaznia pasi zhgënjeu në shtëpi në klasike me Tiranën (1-2) do të jetë udhëtuese në ‘Niko Dovana’ aty ku Teuta dhe Martini, kanë shansin ideal për tu kthyer në rrugën e kreut. Gjithnjë nëse dueli nuk rezervon ndonjë të papritur të pakëndëshme për ‘djemtë e detit’ dhe vetë trajnerin shkodran të durrsakëve.

‘Elbasan Arena’, Kukësi i Mirel Josës pas atij rezultati pozitiv (2-2) me Teutën, do të presë Laçin e Shpëtim Duros. Një tjetër sfidë me pritshmëri të lartë në impiantin ku të shtunën e kaluar, Partizani-Laçi (1-1), për nga ritmi, rastet e performanca,dhuruan ndeshjën më të mirë sezonale.

Ndërkaq, në 13.00, Tirana do të ndeshet me objektivë të rinj në ‘Selman Stërmasi’ me Bylisin e Ballshit. Bardheblutë me Shehin e rikthyer në stol, i dhanë ngjyrime prej kampioni sfidës së fituar në Shkodër me vendasit dhe të mërkurën ndoshta do të nisin të mendojnë për atë Tiranë që të gjithë njohin.

Po në këtë orë, dy përballjet Apolonia-Partizani dhe Skënderbeu-Kastrioti. Nëse ‘Loni Papuçiu’, të kuqtë e Dajës konsiderohen favoritë te dueli i Korçës, Skënderbeu- Kastrioti, i ngjan një finaleje mbijetese për formacionin e Migen Memellit.

Kategoria Superiore, java e 22-të:

13:00

Tirana-Bylis

Apolonia-Partizani

Skënderbeu-Kastrioti

16:00

Teuta-Vllaznia

Kukësi-Laçi (Elbasan Arena)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!