Rama: Nuk donim Laçin por 1 orë larg është…

Olsi Rama Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit tha pas shortit të Kupës së Shqipërisë se në turin çerekfinal se do donte Dinamon si kundërshtar. Megjithatë Rama tha se Partizani do të luftojë për të dy trofetë. Vlerësoi rivalin por shtoi se partizani do të udhëtojë për ta fituar biletën e gjysmëfinalistes.Për mediat ai tha:

“Kupa është një kompeticion, që për të fituar duhet të kalosh kundërshtarë të vështirë. Kështu që në qoftë se Laçi vjen në çerekfinale, gjysmëfinale, finale, kjo s’ka rëndësi. Është një ekip për t’u kaluar, me qenë se objektivi jonë është të fitojmë kudo. Ndeshjet teke janë bërë edhe në Champions League vjet prej pandemisë. Sigurisht që është më mirë ndeshje teke në këtë moment që jemi, që mos ngarkohen lojtarët. Kalendari është shumë i ngjeshur, dihen arsyet. Do të shkojmë në Laç dhe do të luajmë për të fituar. Ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Ndeshja e radhës është objektivi ynë. Do të synojmë të dyja trofetë. Partizani e ka për detyrë që të fitojë.

Kupa nuk është çështje snobimi. Të gjitha ekipet me kalendarin, vendosin prioritet e tyre. Kur po më pyesnin dje, i thashë dua të na bjerë derbi. Më thanë që Tirana është eliminuar, jo i thashë, derbi me Dinamon është shumë mirë. E kishim në kryeqytet, shmangnim angarinë e të marrit autobusin. Gjithsesi Laçi 1 orë larg është.

Ka akoma e shumë javë. Ndeshja e së shtunës, është një ndeshje me një ekip që është në formë, rival i denjë në këtë garë. Na ka mundur në Laç 3-1 (në fakt 3-2 redaktori).

Vetë kjo flet për rëndësinë, që stafi, lojtarët dhe klubi i jep një ndeshjeje të tillë. Ekipi më në formë i kampionatit me 5 fitoret rresht. E ka treguar. Ka lojë, lojtarë cilësorë. Unë gjithmonë shikoj Partizanin, edhe ne jemi shumë në formë. Duhet të jemi në vazhdën e lojërave që kemi bërë”, u shpreh Olsi Rama pas shortit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!