Shorti i Kupës, dy finale të parakohëshme

Edicioni i 69-të i Kupës së Shqipërisë ofron short ferri në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë për disa skuadra.

Laçi-Partizani, Teuta- Kukësi, cilësohen si finale të parakohëshme por fati i tillë ishte në atë enë të qelqtë mbushur me gogla e të udhëhequra nga Shefi i Sektorit të Garave Marjus Sulejmani.

Dinamo-Skënderbeu dhe Vllaznia-Korabi, janë çiftet e tjera që sot dolën nga goglat e hedhura në 11:00 në ‘Air Albania Stadium’.

Ndërkaq, rregullorja aktuale parashikon takime me një ndeshje të vetme teksa ekipet e para në çifte, janë pritëse. Turi çerekfinal nis në datën 17 mars 2021.

Turi çerekfinal 17 mars:

Laçi-Partizani

Teuta- Kukësi

Dinamo-Skënderbeu

Vllaznia-Korabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!