Mziu: Me Vllazninë luks,doja Dinamon

Fehmi Mziu ai që i ka dhënë drejtim Korabit prej disa vitesh, po tenton ta ringjisë sërish ikipin që administron në kategorinë Superiore.

Pas shortit Administratori i klubit verior, tha se do preferonte Dinamon por nga ana tjetër vlerësoi Vllazninë me të cilën do luajë në çerekfinale.

Mziu:

“Ç’është e vërteta ne po luajmë me të gjitha ekipet e elitës. Shorti dihej. Mirë do ishte të përballeshim me Dinamon, që luftojmë për Superioren, por i vlerësoj të gjitha ekipet.

Shorti i mirë është. Futbolli ka të papriturat e veta. Ne do të luftojmë, siç luftojmë në të gjitha ndeshjet për kampionat. Do të jetë një ndeshje e luftuar nga çunat.

Shpresojmë. Nuk na vjen keq për asgjë. Ne kemi luks të përballemi me Vllazninë, është djepi i futbollit shqiptarit. Shpresojmë të arrijmë atë që i kemi vënë vetes detyrë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!